A U ÇENSURUA NË SHQIPËRI ADI KRASTA?

Nga Hashtag.al – Adi Krasta u shfaq mbrëmjen e djeshme në televizionin T7 në Kosovë, pas mbylljes së emisionit “A-Show “ në News 24 para disa kohësh.

Me monologun e mbrëmshëm, ku Krasta godiste propagandën qeveritare dhe kontrollin e zërave opozitarë, inkurajonte përballjen me makinerinë shtetërore dhe ‘policinë e informacionit’ siç e quan.

Por a u censurua në mediumin e Shqipërisë, Krasta?

Të shumta ishin portalet  si FaxNews,  Politiko.al, TPZ.al, BoldNews.al, Syri.net, Dosja.al, NewsBomb, Tema.al, Mapo.al që pasqyruan monologun e Krastës, po ndryshe ka ndodhur me disa televizione dhe portale të tjera, të cilat nuk preferuan shfaqjen e Krastës dhe rikthimin në ekran të tij, edhe pse në Kosovë.

Me një vështrim në internet shihet se portali “BalkanWeb”, pjesë e grupit të televizionit News 24, ku disa muaj punonte vetë Krasta, ka menduar të bllokojë gazetarin i cili tashmë paraqitej nga Kosova.

Po ashtu edhe televizionet kombëtare, TV Klan apo Top Channel, Abc News dhe Vizion Plus,  nuk pasqyruan as në faqet e internetit daljen e Krastës në televizion.

Për sa i përket portaleve online, Shqiptarja.com, Gazeta Shqip, Panorama Online, Opinion.al kanë vendosur të bllokojnë Krastën, monologu i të cilit dhe rikthimi në televizionin në Kosovë u përhap në medium e Shqipërisë nga portale të shumta, ndryshe nga sa bënin më parë, kur kishte emisionin në televizonet shqiptare.

Adi Krasta mbajti qëndrim haptazi kundër qeverisë dhe veprimeve të saj ne shfaqjen e tij në televizionin T7 në Kosovë dhe disa televizione dhe portale me ndikim në mediumin e Shqipërisë, vendosën të bllokojnë rikthimin e tij.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje