Premtimi/ Bebe Rexha mbledh 99 mijë dollarë

Këngëtarja Bebe Rexha, është e vetmja nga artistet me prejardhje shqiptare, që erdhi në tokën mëmë pas tragjedisë me tërmetin e 26 nëntorit. Artistja me famë botërore, vazhdon të bëjë apel për mbledhjen e donacioneve për shqiptarët e prekur nga tërmeti. Deri tani ajo ka grumbulluar së bashku e fansat e saj 99.187 dollarë. Ndërsa tha se kanë mbetur edhe pak për të arritur shumën prej 100.000 dollarësh, që ajo pati premtuar.

Këngëtarja e bëri publike me anë të një statusi në “Instagram” dhe kërkoi nga fansat që të vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar familjet shqiptare. Bebe Rexha që në fillim të tragjedisë doli përkrah bashkëkombasve të saj dhe nuk ngurroi të udhëtonte drejt Shqipërisë nga SHBA duke anuluar edhe koncertin.

Ajo vizitoi dy familje të prekura nga tërmeti dhe u premtoi se do u ndërtonte shtëpitë. Ndërkohë edhe Rita Ora po punon për ndërtimin e një banese në fshatin Pinar të kryeqytetit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje