Gjendet vrarë në lokal 52 vjeçari, ish anëtar i bandës Lushnjes

Lushnje – Një 52 vjeçar i martuar me fëmijë është gjendur i vrarë në lokalin e tij .

Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Enver Boriçi, 52 vjeç.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se bëhet fjalë për një vrasje të kryer në qytetin myzeqar

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Raportohet se Enver Borici, ish – anëtar i bandës së Lushnjes ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë dhe në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 52 – vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se vëllai i viktimës, Arben Borici është në burgun e Peqinit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës Aldo Bare.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje