Pacolli: Ja plani i banesave që do ndërtojë në Thumanë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, biznesmeni Behgjet Pacolli, ka publikuar në profilin e tij zyrtar planin për ndërtimin e ndërtesave dhe apartamenteve moderne në zonën e Thumanës që ishte goditur nga tërmeti shkatërrimtar rreth 3 javë më parë.

Pacolli ka thënë se i gjithë projekti do të financohet nga familja Pacolli përmes fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Njoftimi i plotë i Pacollit:

Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje