Mbrëmja e magjive/ Fitojnë Bayerni, Juvja, PSG dhe Reali

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Mbrëmja e sotme mund të cilësohet padyshim ajo e skuadrave të mëdha, pasi të gjitha kanë fituar ndeshjet e tyre. Bayern Munich mundi 3-1 Tottenhamin në duelin më interesant. Coman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14-t, por Sessegnon arriti që të barazonte pas 6 minutash. Gjithsesi Muller riktheu në avantazh Bayernin në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Coutinho vulosi fitoren me një super gol nga distanca.

Juventus arriti që të merrte një tjetër fitore ndaj Leverkusenit 2-0. Në minutën e 75-të, pas një kontrollit fantastik të Dybala në krahun e majtë, argjentinasi shërbeu për Ronaldon, i cili e pati të thjeshtë për të shtyrë në rrjetë. Ky është goli i 28-të kundër ekipeve gjermane për portugezin. Në kohën shtesë, do të ishte Higuain, i cili do të realizonte edhe golin e dytë. Në të njëjtin grup, Atletico siguroi kualifikimin si e dyta pasi mundi pastër 2-0 Lokomotivën e Moskës me gola të shënuar nga Joao Felix dhe Felipe.

PSG u tregua e pamëshirshme ndaj Galtasaray-it, duke fituar në shifrat 5-0, me të gjithë golat e shënuar nga autor të ndryshëm. Icardi, Sarabia, Neymar, Mbappe dhe Cavani shënuan emrin në listë.Reali ndërkohë fitoi me vështirësi 3-1 ndaj Club Brugge, me gola të shënuar nga talenti Rodrygo, Vinicius Junior dhe Modric. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje