Rama nuk e lëshon Dakon, kudo që shkon

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të lëshojë një prej kryebashkiakëve me të akuzuar por edhe të mbështetur fort prej tij. Vangjush Dako është vënë ditët e fundit në qendër të kritikave si personi që firmosi lejet e ndërtimit në 12 vjet në Durrës apo që lejoi ngritjen e tyre pa leje duke shkaktuar masakrën urbane që të gjithë e njohim.

Kanë qenë të shumë ata që e kanë konsideruar Dakon po aq fajtor sa edhe ndërtuesit e pallateve të shembura në Durrës, por kryebashkiaku është shfaqur sërish në krah të kreut të qeverisë. Fillimisht Dako u pa të hynte e dilte “si në shtëpinë e tij” në Bashkinë e Durrësit pas dorëheqjes enigmatike të kryebashkiakes së zgjedhur në 30 qershor Valbona Sako.

Zërat pranë mazhornacës thanë se Sako u bë “kokë turku” për të shpëtuar Dakon pasi kundërshtoi shembjen e ndërtesave pa u kryer ekspertiza nga prokuroria. Më pas Dako u fotografua në krah të kreut të shtabit të emergjencave Bledi Çuçi dhe kreut të OSHEE-së, Ardian Çela.

Rasti që bëri më shumë bujë ishte qëndrimi i Dakos në një prej inspektimeve të Ramës në qytetin bregdetar. Edhe pse regjia e ERTV u kujdes që të mos e nxirrte Dakon, kamerat e një televizioni treguan Dakon që i premtonte Ramës se “po bënte ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri iu përgjigj shkurt: “Ok”.Video Player00:0000:18

Tashmë afrimi i Ramës me Dakon është bërë zyrtar. Këtë të diel ish-kryebashkiaku i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit së bashku me familjen e tij ishte pjesë e delegacionit që kryeministri Rama kishte marrë me vete në konferencën e donatorëve në Stamboll të organizuar nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Afrimi i dukshëm i Ramës me Dakon tregon se kreu i qeverisë nuk ka ndërmend të tradhtojë të preferuarin e tij edhe kur ai akuzohet si një nga përgjegjësit e një prej tragjedive më të mëdha (jo vetëm) natyrore në vend./Lapsi.al

Be the first to comment

Lini një Përgjigje