Vetëvaret 30 vjeçari, mister shkaqet

Fier – Gjatë mëngjesit të sotëm dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë shtetasi E M 30 vjeç, banues në Topojë, Fier.

30 vjeçari ishte beqar, kishte mbaruar studimet e larta dhe ishte i punësuar. banorët flasin se ishte një djal shumë i mirë, i dashur dhe i respektuar në komunitetin e tij. Kush e ka njohur ka mbetur i habitur pasi 30 vjeçari nuk kishte shfaqur shenja depresive apo melankolie

Ai është gjendur nga familjarët në kasollen pranë banesës
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje