Trump dhe Melania nuk flenë në dhomë të njëjtë

Melania Trump nuk bie në të njëjtën dhomë me Donald Trump, por në një dhomë dhe kat tjetër të Shtëpisë së Bardhë, ka dhomën e saj, kjo është pretenduar në një libër të ri.

Libri me 288 faqe i quajtur ‘Free Melania’ (Melania e Lirë) do të dal në shitje të Martën dhe e shqyrton jetën e zonjës së parë, që nga fëmijëria e saj në Slloveni, e deri në ditët e saj në Shtëpinë e Bardhë.

Libri është shkruar nga reporterja e CNN, Kate Bennet, është një biografi e paautorizuar e zonjës së parë, libër i cili zbulon nivelin e ndikimit që Melania 49 vjeçe, luan në administratën e Donald Trump, edhe pse publiku rrallë dëgjon për të, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

‘Free Melania’ tregon detaje edhe për problemin shëndetësor që kishte Melania me veshkë dhe procedurën e hospitalizimit të saj.

Ajo dhe presidenti është raportuar se kanë dhoma të ndara, por biografia zbulon se ata madje flenë në kate të ndryshme në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje