Gjendet i vdekur në burg 36 vjeçari shqiptar

Greqi – Një 36-vjeçar u gjet i vdekur në një burg të Greqisë.

Mediat nga vendi fqinj raportojnë se shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Hanias në Kretë.

Në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja dhune.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje