Bleta është krijesa më e veçantë në planet

Në një debat të mbajtur së fundmi nga ‘Shoqëria Mbretërore Gjeografike e Londrës’ dhe nga Instituti ‘EarthWatch’ kanë konkluduar se bleta është krijesa më e veçantë dhe më e rëndësishme në planetin tokë.

Të gjitha speciet janë të paçmueshme për ekosistemin e planetit, por qëllimi i debatit ishte të rritet vetëdija për ruajtjen e bletëve, duke i kërkuar audiencës të votonin për një prej specieve më të rëndësishme.

Audienca ka votuar për të shpëtuar bletët.

Profesori Thomas, fitoi ditën me pretendimet e tij për shpëtimin e bletëve, duke e sqaruar sesi një e katërta e një milion llojeve të bimëve dhe luleve mbështeten te mjalti i bletës, specie të shumta janë jetike për bujqësinë vitale, dhe pa bletët ne do t’i humbnim bimët lulëzuese dhe produkte të ndryshme, raporton “Free Worlds Facts”, transmeton lajmi.net.

Ndër arsyet kryesore për uljen e mjaltit dhe humbjes së bletëve është fatkeqësia natyrore, fraktura, spërkatjet me kemikate dhe sëmundjet e ndryshme.

Për të qenë më specifik, 70% të furnizimit tonë ushqyes varet nga bleta, dhe nga fertilizim që e bëjnë në shumimin e bimëve  të cilat janë edhe ushqim për krijesa të tjera.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje