Premtimi/ Rama takon vogëlushët me futbollistët Ronaldo dhe Bufon

Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi ditë më parë në Shqipëri, situata ngadalë është përmirësuar, shkruan KultPlus.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një video, ku shihen dy vogëlushë nga Thumana, vendi që u prek më së shumti nga tërmeti, teksa takohen me yjet e futbollit Bufon dhe Ronaldo.

Ky ishte premtimi që e pati dhënë kryeministri ditë më parë, ndërsa njëri nga vogëlushët u bë i famshëm pas hedhjes së tij nga ballkoni kur ndodhi tërmeti.

Këta dy vogëlushë mbas situatës së rëndë duket sikur kanë plotësuar një ëndërr të madhe, takimin me yjet botërorë të futbollit. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje