Statistika/ Messi vs Ronaldo: Golat, titujt

Përgjatë viteve, shumë futbollistë të mrekullueshëm i kanë fituar zemrat e tifozëve me paraqitjet e tyre në fushën e lojës, por shumë pak arrijnë të mbahen mend si më të mirët në histori, edhe pasi të kalojnë dhjetëra vite.

 Pele, Diego Maradona, Johan Cruyff, Alfredo Di Stefano janë disa ndër emrat që u bien në mend tifozëve të futbollit më së shumti, por deri vone kishte qenë e vështirë të imagjinohet se dy lojtarë me këso lloj fame mund të luajnë në të njëjtën kohë, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Por, pikërisht kjo gjë ka ndodhur me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon. Ata kanë luajtur plot herë si rivalë të drejtpërdrejtë në ndeshje dhe kanë qenë duke thyer rekorde për më shumë sesa një dekadë tani.

Së fundi, Messi e theu rekordin për më së shumti Topa të Artë të fituar, duke e fituar të gjashtin në karrierën të hënën në Paris, duke e lënë Ronaldon prapa me pesë të tillë.

Golat me klube

Messi gjithashtu ka më shumë gola të shënuara për klub sesa Cristiano. Që të dy kanë arritur t’i shënojnë mbi 600 gola, por 613 golat e Messit i lënë pas 609 të sulmuesit të Juventusit.

Ndeshjet me më shumë sesa 1 gol të shënuar

Të shënosh është një gjë, por të shënosh më shumë sesa vetëm një herë brenda një ndeshjeje është më diçka tjetër. Messi ka shënuar më shpesh nga dy gola dhe het-trike për ndeshje, edhe pse portugezi ka arritur t’i shënojë nga katër dhe pesë gola më shpesh sesa argjentinasi.

Messi tashmë e ka arritur një het-trik këtë sezon kundër Celta Vigos, përderisa Cristiano nuk e ka arritur këtë statistikë ende.

Golat me ekipet kombëtare

Cristiano Ronaldon e mposht qartësisht Messin këtu. Atij i duhet vetëm edhe një gol për ta arritur shifrën prej 100 golave të shënuara për Kombëtaren e Portugalisë, ndërsa Messi i ka 70 gola të shënuara për Argjentinën.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje