Rama: : Burg kush ka ndërtuar jashtë kushteve teknike. Në burg!

Kryeministri Rama u tregua shumë i ashpër dhe i prerë në Durrës me firmat e ndërtimit në një takim që ka zgjatur historik; 9 minuta e 44 sekonda. Kryeministri shquhet për fjalime të gjata, por këtë herë ishte konkret: Kush prej jush ka shkelur ligjin në burg. Në burg!-iu drejtua ai krejt sallës me biznesmenë ndërtimi.

Gjithashtu kryeministri iu drejtua atyre që kanë ndërtuar pallate, por që nuk kanë probleme me konstruksionin, e që mund të rikthehen në punë, ti bëjnë në kohë rekord, në rast se nuk duan prokurorinë te dera.

Rama foli vetëm ai dhe nuk lejoi asnjë pyetje prej tyre. Vetëm iu kujtoi se burgu i pret!

Për të gjitha rastet, nëse do të ketë të tilla për pallate të ndërtuara pas viteve ’90-ve të cilat do të prishen, investitorët, ndërtuesit, konstruktorët do t’i çojmë për ndjekje penale. Pastaj natyrisht do të vendosë gjykata, nuk vendos qeveria. Por ajo që unë mendoj është se ata ndërtues janë për burg. Ky është mendimi im si popull. 
Natyrisht ajo që ne na takon është t’i përcjellim përpara prokurorisë dhe gjykatës. Ndërsa në rastet kur kemi të bëjmë me një dëm sipërfaqësor, të gjithëve juve ju takon që ta riparoni vetë dëmin, duke patur në konsideratë standardet teknike që do të imponohen nga institucionet tona, pra, muret të riparohen plotësisht dhe ku ka dëme të tjera sipërfaqësore të riparohen plotësisht. Natyrisht që, nuk është as dëshira, as qëllimi që të shtojmë rreshtin e njerëzve që shkojnë për ndjekje penale, por, nëse dikush prej jush nuk do ta bëjë vetë, do të thotë që do ta bëjnë taksapaguesit, do të thotë dëm ekonomik i dyfishtë që i shkaktohet familjeve dhe shtetit. E për këtë dëm ekonomik të dyfishtë, secili do të përgjigjet penalisht dhe me shumë gjasë do të shkojë në burg“,- tha kreu i qeverisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje