Noizy anulon koncertin në Fier, marrshon me PAK

Këngëtari i njohur, reperi Noizy ka anuluar koncertin që do të mbante në Fier.

Koncerti do të mbahej në kuadër të datës 3 dhjetor dita botërore e personave me aftësi të kufizuara (PAK) organizuar nga këta të fundit në Fier. Këngëtari nuk ka munguar, ai ka ardhur në Fier dhe së bashku me anëtarët , PAK të qëndrës “Horizont” kanë kryer një marrshim ceremonial për të nderuar viktimat nga tërmeti në qarkun Durrës dhe Tiranë,

Pasi kanë përfunduar marrshimin, Noizy ka treguar se si e perjetoi momentin e tërmetit dhe dha mesazhin se :- Duhet ta duam më shumë njëri – tjtrin, dhe të ndihmojmë sa më shumë me sa mundësi të kemi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje