Apeli/ Çobo – Bizneseve: Ndihmoni familjet e dëmtuara nga tërmeti i Durrësit

Fier – Shezai Cobo kryetar I Dhomës së Tregëtisë Fier u ka kërkuar biznesmenëve fierakë që të kontribojnë  për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti në qarqet Durrës dhe Tiranë.

Sipas Cobos duhet të tregohen më zemërgjerë edhe pse disa I kanë kryer këto detyrime në mënyrë private,  por duhet të kontribojnë, sidomos ata që ende nuk e kanë kryer “detyrën” e tyre.”Të jemi transparent se Fieri  është qarku më I madh pas Tiranës që duhet të kontribojë akoma më shumë”

Nga ana tjetër biznesmenët  si Krienko Mema, Nimet Musai pohuan se kanë kontribuar me veshmbathje dhe valutë për familjet në nevojë

Nga ana e tij kreu I dhomës tregëtise së Lushnjes ka pohuar se biznesmenët e lushnjes kanë konribuar me ushqime, veshmbathje, banesa dhe valutë

Nga ana e tij biznesmeni Hiqmet Driza ka pohuar se  biznbesi fierak gjithmobnë ka qënë në krahë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti sikundër edhe herë të tjera kur ka pasur përmbytje apo probleme të familjeve  në nevojë, por duhet edhe transparencë se ku shkojnë këto ndihma dhe si menaxhohen ato

Cobo pohoi faktin se nuk mjaftonë  që bizneset e mnëdha të kontribojnë por të gjitha bizneset të kontribojnë për ato familje që u prekën nga tërmeti sipas mundësive që ata kanë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje