Tërmeti/ Basha takim me ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa nga ekspertët më të mirë të vendit në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen.

Pjesë e këtij takimi janë personalitete të njohura si Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi.

Në njoftimin e sjellë nga zyra e shtypi të PD thuhet se ekspertet sollën përvojën e tyre dhe propozime konkrete, të cilat do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

Basha vlerësoi se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim. Një nga problemet e ngritura në takim nga ekspertët sizmiologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti i Sizmiologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje