Tërmeti/ Banorët e Patosit hapin dyert për familjet e dëmtuara (foto e video)

Fier – Banorë e biznese në qytetin naftëtarë të Patosit  kanë hapur dyert e kanë shprehur gadishmërinë për të pritur e strehuar familje të dëmtuara nga tërmeti I Durrësit.

Sipas burimeve zyrtare të bashkisë Patos mësohet se  aktualishtë janë të strehuara 6 familje ndërkohë që disa të tjera kanë qënë strehuar për një ose dy ditë dhe janë larguar.

Biznesmeni Zaim Tafa ka shkuar vetë dhe ka sjellë në biznesin e tij katër familje  të përbërë prej 16 anëtarësh. Ai I ka sistemuar në biznesin e tij duke u ofruar fjetje  e ushqim ndërkohë që të prekurve nga tërmeti nuk u ka munguar as ndihma e pushtetit lokal në ushqime e veshmbathje si dhe ndihma mjekësore

Pjestarët e familjeve të dëmtuara falenderojnë banorët dhe drejtuesit e pushtetit vendor që u treguan të gatshëm për ti pritur e për tu afruar ato cfarë ata kishikn mundësi për ta./ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje