Sarri: “Gabuam në pjesën e parë”

Juventus u ndal në barazim 2-2 nga Sassuolo në “Allianz Stadium” dhe dorëzoi kreun e renditjes te Interi.

Në përfundim të takimit, Maurizio Sarri analizoi ndeshjen, duke theksuar se skuadra nuk e nisi lojën ashtu si duhet, që sipas tij ndikoi në rezultatin përfundimtar.

 “Nuk bëmë një ndeshje ne gative, por në pjesën e parë dukej se na mungonte energjia mentale e duhur për sfida të tilla. 45-minutëshin e dytë reaguam mirë dhe ishim tërësisht në lojë, por për fat të keq nuk arritëm të përmbysim rezultatin”, deklaroi Sarri.

Cristiano Ronaldo u rikthye titullar sot dhe arriti të shënojë golin e barazimit nga pika e penalltisë, ndërsa Sarri deklaroi se portugezi po rikthehet në formën e tij më të mirë dhe se sot bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje