Pse shpërtheu Elvis Naçi para Edi Ramës?

Nga Almer Toska – Një debat lidhur me menaxhimin e fondeve dhe donacioneve të mbledhura për tërmetin që u zhvillua në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, me përfaqësues nga shoqata bamirëse, arkitektë, inxhinierë, Shoqata e Ndërtuesve dhe Fondi i Zhvillimit dhe përfaqësues të Shoqatës së Sipërmarrësve, situata nuk ka qenë aspak ashtu siç e kishte menduar Rama para se të fillonte kjo mbledhje e parë.

Kryeministri Edi Rama mbrojti idenë e bashkimit të të gjitha donacioneve në një llogari të vetme, por është kundërshtuar në këtë pikë nga Elvis Naçi, i cili është shprehur i gatshëm të bëjë transparencë deri në qindarkën e fundit për donacionet e mbledhura.

“Jam në oponencë me kryeministrin të fortë, që gjithsecili në kampin e vetë dhe të shikojë punën e vetë, unë nuk e quaj të përfunduar nëse ky komision nuk cakton njerëz që të krijojë një komision brenda komitetit që të shikojë bankën dhe të bëjë transparencën që bëjmë ne dhe transparencën që bën komisioni. Ne nuk jemi të politikës por krijojmë modele edhe për politikën. Ajo stepje që bën kryeministri, jo ju i keni vetë, ju s’i keni vetë, nuk ka nevojë. Sepse lekët nuk i ka Elvis Naçi. Ju lutem shumë ua kërkoj këtu që sido që të jetë, të ngreket komiteti dhe të vijë të shikojë numrin e llogarisë si në Zvicër, PayPal, GoFundMe. Ne nuk kemi lidhje si kanë ardhur por”, u shpreh me plotë dyshime Elvis Naçi.

 Elvis Naçi një njohës i mirë i abuzimeve me fondet që ndodhin rëndomtë në Shqipëri, e ka të vështirë t’ia var në “qaf mëlçitë” ujkut dhe t’i jap fondet që ka mbledhur me imazhin e tij endas për tragjedinë e tërmetit kryeministrit të PPP-ve. Ai e refuzoi publikishit qëndrimin e Ramës për t’ia dorëzuar fondet, një ish-ministri të akuzuar për abuzime marramëndëse si Arben Ahmetaj. Me instiktin e një fetari të mirë që ndërgjegjia i punon në çdo moment, Elvis Naçi i doli nga kontrolli Ramës ose në gjuhën e futbollit ia kaloi topi mes këmbëve me deklaratën sy më sy se nuk ka dëshirë t’ia dorëzoj fondet pa bërë një transparencë sesi do të investohen nga ana e qeverisë. Visi siç e njohin në rethin e ngushtë nuk i beson kalemit të Ramës, kalem që e ka në dorë ujku Ahmetaj që di të vjedh fonde mjeshtërisht dhe pa lënë gjurmë.

Kryeministri Edi Rama po ashtu shpjegoi me këmbëngulje prej egoisti, siç ai ka natyrën se si do të zhvillohet procedura që ai propozon dhe pa bërë një skalet apo qartësim bindës sesi do menaxhohesin fondet, me një modesti prej shjtan-budallai hodhi në hava brroçkulla që nuk i hanë as fëmijët që ai takon çdo natë nëpër hotelet ku qëndrojnë familjet e prekura nga tërmeti.

“E kisha për diçka tjetër se transparenca është minimale. E kisha në sensin e përdorimit, jo në sensin e prejardhjes. Meqë më sfidove, do ta çoj unë përpara sfidën. Do ishte e mira që i gjithë fondi të bashkohej. Dhe mbi atë bazë të ndaheshin projektet dhe secili ndiqte projektet. Gjëja më me vlerë që shoh unë këtu është që të arrijë i gjithë projekti i menaxhimit dhe rindërtimit, i gjithë ky fond është një, dhe pastaj në këtë tryezë kontributet janë të ndryshme. Unë mendoj që ky komitet të trajtojë çështje përtej fondeve. E gjithë bota i ka këto gjëra. Askush s’duhet të ketë shqetësim që ky fond që kam kaluar unë po përdoret në mënyrë korrekte”, tha Rama.

Nga ajo që u kuptua nga diskutimet në mbledhje, binte në sy një pazar i heshtur midis Ramës dhe shoqatës së ndërtuese për të ndarë sëbashku fondet e mbledhura, dhe të bënin dasmën e madhe në Kryeministri, me synim përfitimin reciprok në kurriz të mijëra të pafajshmëve, që presin në qiell të hapur, një dorë shpëtimi nga qeveria dhe çdo instancë tjetër që ka mundësi të ndihmoj. As Rama dhe as ndërtuesit nuk paraqitën një plan konkret për shitjen e apartamente, pikërisht në këtë pikë fshihet djallëzia e të dy palëve që kërkojnë ti hedhin sir syve Elvis Naçit dhe gjithë shqiptarëve që janë mosbesues në veprimet e qeverisë. Aspak e denjë kjo shfaqje e ndyrë e Ramës me të gjithë faktorët dhe aktorët e mbledhjes, ku mosbesueshmesia ndaj qeverisë dhe vet Ramës është në evidente në çdo fjalë që nxirrte nga goja Elvis Naçi dhe Marin Mema.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje