Basha: Të mbyllësh portale dhe të kërcënosh gazetarë, është kriminale

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për mbylljen e disa portaleve. Në një reagim në twitter, Basha shkruan:

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje