Roboti shkon në shkollë kur fëmijët janë sëmurë

Studentët mund të dërgojnë robotët e tyre në ditët kur nuk shkojnë në shkollë.

Në Japoni, studentët mund të dërgojnë robotët e tyre kur nuk shkojnë në shkollë.

Sipas një programi që ka filluar fazën e testimit në  Tokio të Japonisë, studentët  mund të dërgojnë robotët e tyre në shkollë në ditët kur janë të sëmurë.

Sistemi  robotik, i cili ka për qëllim që të mos i le prapa nxënësit gjatë kohës kur ata janë të sëmurë, filloi të testohet më 31 tetor të këtij viti  në shkollën Tomobe-Higashi që ndodhet në qytezën Kasama të Tokios.

Roboti i quajtur Ori Hime mund të jetë i pranishëm në vend të studentëve dhe më pas t’i transferojë atyre të gjitha gjërat që i ka mësuar gjatë asaj dite.

Roboti Ori Hime, është i projektuar në atë mënyrë që të jetë i përshtatshëm me bankat e nxënësve. Ai në të njëjtën kohë ka kapacitet të ngrit dorë, dhe të reagojë në rastet kur nuk kupton diçka.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje