​​Psikologët kosovarë shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti

Një grup prej 50 psikologesh, 4 psikaterë, 2 epidemiolog dhe mjek, niset të dielën për zonat e prekura nga kriza në Thumanë, Durrës dhe Tiranë.

Ekipi niset në ora 05:00 e mëngjesit nga Prishtina dhe në Durrës do të arrijnë në ora 09:00, tek Terminali (stacioni i autobusëve).

Në  përbërje të ekipit janë dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës, njofton KP.

Kjo ekspeditë mjekësore organizohet nga Shoqata e Psikologeve të Kosovës, në përbërje të saj do të ketë edhe nga SHBA (PhD) dhe nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që të gjithë profesionist të shëndetit mendor me përvojë dhjetëra vjeçare.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje