Zyrtare/ Mbyllen kërkimet, nis verifikimi i dëmeve nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes njofton se zyrtarisht operacioni i kërkim shpëtimit në zonat Durrësit dhe Thumanës, më të dëmtuarat nga tërmeti i 26 nëntorit, ka përfunduar.

Në tre ditë u nxorrën nga rrënojat 50 viktima, përmes operacionit ku morën pjesë rreth 250 efektivë të kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

Po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve të tyre për të dalë më pas me listën përfundimtare emërore. Lidhur me kërkimet e fundit në “Mira Mare” nuk është gjetur asnjë trup. Pas kërkim shpëtimit në terren, ekspertë shqiptarë e të huaj nisin punën për verifikimet e dëmeve në terren.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje