Presidenti i UEFA-s i ftuar në ndeshjen Maqedoni – Kosovë

Presidenti Agim Ademi ka zhvilluar një takim me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin gjatë darkës së përbashkët në Bukuresht, ku po mbahet takimi i UEFA-s “Top Executive Programme”, bën të ditur FFK.

Sipas FFK-së, gjatë këtij takimi, “ata diskutuan për shumë çështje me rëndësi në futboll, derisa fokusi i bisedës ishte i përqendruar në çështjet organizative dhe investimet e projekteve të programit ‘Hat-trick’, në të cilin komision të UEFA-s bën pjesë edhe presidenti Ademi”.

Ndërkaq, duke biseduar për ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Maqedoni e Veriut – Kosovë, e cila do të zhvillohet më 26 mars në Shkup, FFK njofton se presidenti Ademi së bashku me presidentin e FFMV-së, Muamet Sejdini, e ftuan presidentin Çeferin që të jetë i pranishëm në këtë takim.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje