Ekspertë amerikanë për vlerësimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka njoftuar se drejt Shqipërisë janë nisur ekipe specialistësh në ndihmë të menaxhimit të situatës pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin tonë. Drejt Shqipërisë janë nisur ekipe të emergjencave nga Departamenti Zjarrfikës i kontesë Fairfax dhe Los Angeles nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane bën me dije se ekspertët do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta, apo duhen rrënuar për të shmangur pasojat në të ardhmen.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta. #ShbaQendronKrahShqiperise.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje