Urdhëri/ Basha – strukturave: Të gjithë pranë njerëzve

I pranishëm në zonat e prekura nga tërmeti, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka udhëzuar intensifikimin e pranisë në terren të të gjithë grupit të ish-deputetëve, kryesisë dhe sekretariatit të partisë.

Sipas udhëzimit të PD-së, pas ngritjes së grupeve të koordinimit për të 6 zonat e prekura më rëndë nga tërmeti, Basha ka kërkuar prej tyre që të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa, të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi. Kreu i PD-së, kërkon që të shmanget protagonizmi dhe daljet publike të kordinatorëve demokratë me qëllimin për ti vënë të gjitha energjitë në funksion të qytetarëve.

“Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj, duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë”, thuhet qartë në udhëzim.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje