Trump viziton befasisht trupat amerikane në Afganistan

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka bërë një vizitë surprizë në kampin ushtarak të marinsëve amerikanë në Afganistan.

Prej aty Trump tha që ka hapur përsëri bisedimet e paqes me talebanët, vetëm tre muaj pasi që i kishte mbyllur si pasojë e një sulmi që la 11 të vdekur, njëri prej tyre ushtar amerikan.

Trump, që bëri vizitën e tij të parë në këtë vend në mënyrë shumë të fshehtë për çështje sigurie, u tha trupave amerikane që ishin mbledhur në bazën Air Force për darkën e Falënderimeve që talebanët duan një marrëveshje me çdo kusht.

“Ne do të qëndrojmë deri në kohën kur bëjmë një marrëveshje, apo të kemi fitore totale, por ata duan të bëjnë një marrëveshje me çdo kusht”, tha Trump në fjalimin e tij.

“Talebanët duan një marrëveshje. Do të shohim a do e bëjmë. Nëse e bëjnë, e bëjnë, dhe nëse jo atëherë gjithçka është në rregull”

Trump gjithashtu tregoi që premtimi i tij për të ulur numrin e trupave amerikane në Afganistan nga 13 mijë në 8 mijë e 600.

“Do të ulim numrin substancialisht”, tha ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje