Bylis dhe familja Kapllanaj ndihma dhe donacione për të prekurit nga tërmeti

Si shumë klube shqiptare edhe Bylisi është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

Ditën e sotme klubi ballshiot së bashku me firmën private “Shkëlqimi 07” në pronësi të familjes Kapllanaj, kanë nisur në drejtim të njerëzve në nevojë pako me ushqime si dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Nuk është hera e parë që klubi i Bylisit merr nisma të tilla. Disa muaj më parë, skuadra ballshiote mori një nismë në luftën kundër racizimit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje