Tërmeti/ Deputetët dhe kryebashkiakët e PS dhurojnë pagën mujore

Deputetët e Partisë Socialiste dhe kryebashkiakët e të gjithë vendit, do të japin pagën e tyre mujore në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti.

Vendimi është bërë me dije nga kryetari i grupit parlamentar të PS-SË Taulant Balla në një mbledhje urgjente të kryer nga socialistët.

Paga e deputetëve (muaji nëntor) dhe kryetarëve të bashkisë do të shkojë në llogarinë e përcaktuar nga Qeveria për fondin e rindërtimit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje