Të rinjtë duan të shpërngulen nga vendi

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Rusi – Shumica e popullsisë ruse nga mosha 18 deri në 24 vjeç dëshirojnë të lëvizin përgjithmonë jashtë vendit, zbuloi sondazhi më i madh i pavarur në vend. Kjo ishte përqindja më e lartë në një dekadë.

Të anketuarit e asaj grupmoshe, të cilët thanë se patjetër ose me shumë mundësi dëshirojnë të shpërngulen jashtë vendit, përbënin 53%, sipas organizatës, Levada Center.

Sipas sondazhit, rreth 30% e moshës deri në 39 vjeç, u shprehën se edhe ata do të dëshironin të shpërnguleshin përgjithmonë jashtë vendit.

Anketuesi vuri re se dëshira për t’u larguar lidhej me pakënaqësi në faktorët politikë dhe ekonomikë. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje