Dua Lipa donacion për Shqipërinë, nuk tregon shifra

Dua Lipa ka qenë në turne këto ditë në Australi ku ka bërë disa koncerte.

E pas kësaj këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare ka gjetur një metodë të veçantë e cila mund të shkojë në miliona për tragjedinë dhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Në një postim në Instagram, Dua ka treguar se ajo, bashkë me familje tashmë kanë vendosur që të ndajnë disa para për Shqipërinë, por donacionit të tyre do t’i shtohet edhe të gjitha të ardhurat që do të vinë nga shitja e produkteve të kompanisë së saj, “Bond.nyc”. /GazetaExpress/

Ky është postimi i Duas për këtë vendim të saj

Ky 28 Nëntor, Dita e Flamurit tonë Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi .

Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.

Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.

Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë do të bashkohem me miqtë e mi Kushtrimin dhe Arbenin nga @bond.nyc për të krijuar produkte të kompanisë së tyre, të cilat do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur. 🇦🇱❤️”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje