Aksidenti/ 3 automjete, 7 të plagosur dhe një viktimë

Fier – Në orët e vona të pasdites së sotme një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin nacional Fier-Berat, në Zharrëz të Patosit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, një Benz me targa AA 885 TO, një Opel me targa AA 199 EB dhe një Fiat me targa italiane DL 353 HL.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shtetasit Evi Ulaj, Egi Ulaj, Sidorela Luli dhe Zenepe Gurguri dhe Teuta Gurguri ndërkohë që viktimë ka qënë 44 vjeçari Nikolin Mata nga Ura Vajgurore. Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore ne spitalin Fier ndersa trupi i viktimes ndodhet ne morgun e spitalit

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për aksidentin.

Policia

Sot rreth orës 16:35, në fshatin Zharrëz, janë përplasur 3 automjete. Konkretisht është përplasur automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.P., 40 vjeç, banues në Vidhisht, automjeti tip Fiat me drejtuese shtetasen H.U., 21 vjeçe, banuese në Fier dhe automjeti tip Opel me drejtues shtetasin N.M, 44 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip Opel, shtetasi N.M., ka mbetur i dëmtuar shtetasi T.Gj dhe shtetasja S.L (pasagjerë në mjetin tip Opel) dhe shtetaset Z.G., 73 vjeçe; T.G., 46 vjeçe; H.U., 21 vjeçe; E.U., 25 vjeçe; S.L., (pasagjere në automjetin tip Fiat) të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit tip Benz, shtetasi M.P i cili dyshohet se është në gjendje të dehur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje