Tërmeti/ 600 të plagosur dhe 13 të vdekur, pallate e hotele të rrëzuara

Shqipëria është në panik nga tërmeti 6.4 ballë. 13 viktima kanë humbur jetën dhe 600 persona janë të plagosur nga tërmeti që ka shkundur Shqipërinë. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende shumë njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar. 41 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në zonën e Thumanës, në Durrës, dhe në Kurbin. Ndërkohë që po punohet ende për të nxjerrë qytetarë të tjerë nga rrënojat, çka bën që numri i viktimave të rritet në orët në vijim.

Zonat me problematike janë Durrësi, Golemi, Thumana, Lezha dhe Tirana.

Në Thumanë, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja. Një skenë rrëqethëse ku nuk mund t’i mbash dot lotët. Në prehërin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorrën gjallë nipin e vogël.

Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate, dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe. Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni. Ai humbi jetën si pasojë e lartësisë nga kati i tretë. Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

Edhe në Durrës, situata paraqitet tepër e rëndë. Një nga katër pjestarët është nxjerr i pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës. Në Tiranë dhe Durrës raportohet nga ministria e shendetsisë se janë qindra të lënduar dhe të plagosur të cilët janë në spitale. Në qarkun e Lezhës njoftohet se ka dy viktima deri në këto momente. Ky është momenti kur nxirren disa prej tyre nga rrënojat, mes tyre edhe fëmijë.1 nga 9  

Tërmeti 6.4 ballë, 26 nëntor 2019
Tërmeti 6.4 ballë, 26 nëntor 2019
Tërmeti 6.4 ballë, 26 nëntor 2019

Ora 13:40- Mediat e huaja: “Tërmeti vrastar godet Shqipërinë”

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar gjerësisht gjendjen e krijuar në Shqipëri nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit, që deri më tani i kanë marrë jetën 8 personave dhe kanë lënduar rreth 600 të tjerë. Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendjen kryesore kësaj situate, duke publikuar në faqet online foto dhe video të operacioneve për kërkimin e të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Durrës dhe Thumanë.

Siç shkruan ‘La Repubblica’, lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në gjithë jugun e Italisë deri në Napoli. Citohet Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili ka urdhëruar menjëherë dërgimin e ndihmave me avion nga Italia për Shqipërinë. Tërmet vrastar e quajnë mediat greke atë të orëve të para të kësaj të marte. Edhe në mediat e vendit fqinj pasqyrohen gjerësisht pasojat e lëkundjeve në Shqipëri si dhe ndihmat e ofruara nga Kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek për qeverinë shqiptare. Situata është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat britanike, franceze e gjermane.

ORA 13: 30 -Kosova një minutë heshtje dhe ndihma për Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar së përveç njësitëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës ka bërë mobilizimin e kompanive private që kanë kontratë me Qeverinë të nisen drejt Shqipërisë për të qenë në gjendje gadishmërie për çfarëdo nevoje. Po ashtu ndërmarrjet publike Trepça dhe Koorportata Energjitike e Kosovës kanë dërguar ekipet e zjarrfikësve.  Derisa Ministri i financave ka propozuar ndarjen e mjeteve prej 500 mije eurove.

ORA 13: 15 – Moment drithërues, polici nxjerr nga rrënojat nënën e tij

1900 forca policie janë të angazhuar në terren për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ka tronditur Shqipërinë. Njëri prej policëve ka mbërritur pikërisht në pallatin ku nëna e tij jetonte, në Thumanë. Ai u përfshi intensivisht për të shpëtuar nënën nga rrënojat dhe banorët e tjerë, pa e ditur se operacionin e shpëtimit do ta bënte pikërisht në atë vend. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

ORA 13:16 – Pamjet e ndërtesave të shkatërrruara në Thumanë

Ora 12:30 -Sizmologu i njohur grek: Rreziku më i madh nga tërmeti në Shqipëri kaloi

Sizmologu i njohur grek Akis Tselentis ka deklaruar në një prononcim për mediat në Athinë se nuk pritet tërmet më i fortë se ai që goditi vendin tonë, pasi rreziku më i madh kaloi.  “Tërmeti i Durrësit u ndje deri në Patra, jug të Greqisë. Epiqendra ishte në Adriatik. Tërmeti i parë ishte 6.4 kurse i dyti 5.8. Shtëpitë në Shqipërisë nuk janë si të Greqisë. Në Shqipëri nuk janë ndërtuar shtëpitë me standardet për të përballuar tërmetet. Si pasojë kemi kaq të plagosur dhe te vdekur. Nuk pritet të kemi më tërmet kaq të madh, mund të pasohet nga të vegjël. Tërmeti i Durrësit ishte qendror. Por ka rrezik që mund të ketë tërmete në Korçë sepse çarja e Durrësit ngatërrohet me atë të Korçës. Aty ku mbaron çarja e Durrësit fillon e Korçës” tha ai.

Ora 12:50- Njoftohet mbledhja e Shtabit të Emergjencave, Tiranë

Ministria e Brendshme njofton se sot në orën 14:00 do te zhvillohet mbledhja e Shtabit te Emergjencave, Tirane. Takimi do te zhvillohet tek salla ne Këshillin e Qarkut Tiranë.

Ndërkaq banorët e Tiranes dhe të Durrësit, por edhe të zonave të tjera, të tmerruar kanë braktisur banesat e tyre nëpër pallate dhe kanë dalë në rrugë. Më poshtë pamje nga situata në lagjet e Tiranës dhe në Durrës.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbërritur në Thumanë pranë banorëve të dëmtuar më rëndë nga tërmeti. Kreu i Shtetit e ka përshkruar dramatike situatën duke kërkuar të bëhet çdo përpjekje për të nxjerrë banorët nën rrënoja. “Situata mjaft dramatike. Po bëhet çdo përpjekje për të nxjerrë banorët nën rrënoja”, u shpreh Meta.1 nga 2  

1 nga 5  

Be the first to comment

Lini një Përgjigje