LLamallari: Roli i izraelitëve në ngritjen e KÇK-së

Paketa anti-KÇK e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, ligjëron krijimin e një super-strukture hetimore të paprecedentë brenda Policisë së Shtetit. Në shënjestër të saj do të jetë çdo person i dyshuar si i përfshirë në krim të organizuar, krime të rënda dhe terrorizëm, si dhe çdokush që përfiton prej tyre, përfshi edhe familjarët. Ligji i heq prokurorisë monopolin e përgjimit të personave në hetim, duke ia dhënë këtë të drejtë edhe policisë.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Bersfort Lamallari në emisionin Opinion ka treguar disa detaje të reja për këtë paketë. Zoti Lamallari tha se kjo paketë është mbështetur nga ekspertë ndërkombëtarë, ku përfshihen edhe ekspertë izrailitë që do asistojnë në zbatimin e kësaj pakete.

Sipas tij shumë shpejt, brenda 2 javë, kjo paketë do të përfundojë dhe do të nis zbatimi në terren. Zoti Lamallari nuk tregoi se cilët do të ishin personat e parë që do të kjo paketë, por tha se hetimet do të ketë për këdo që ka dyshime.


Blendi Fevziu: Super polici duket. A mund të thoni konkretisht dy gjëra; e para është gati ligji, është ngritur deri në fund?

Bersfort Lamallari: Është punuar intesivisht për të paktë një muaj, në nivel politik kemi bërë të gjitha rekomandimet, kemi bërë takime të ndryshme me ekspert si ato që janë të pranishëm në Shqipëri që ndihmojnë gjyqësorin dhe me ekspert izraelit, të cilët do të asistojnë si në aspektin ligjor, por dhe në aspektin e implementimit të kësaj pakte.

Blendi Fevziu: Ligji është gati?

Bersfort Lamallari: Është bërë një punë shumë e mirë, e madhe dhe të hënën do të prezantohet.

Blendi Fevziu: Kur do të miratohet ky ligj?

Bersfort Lamallari: Aty është në diskutime. Ka grup pune që ka konsideruar të gjithë rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar dhe atyre që kanë eksperiencë në anti-mafian italian, përmenda dhe ekspertët Izrealit.

Blendi Fevziu: Po ekspertët e Izraelit çfarë do të bëjnë këtu? Do marrin pjesë në aksion?

Bersfort Lamallari: Jo, do fokusohen në pjesën e implementimit.

Blendi Fevziu: Do marrin pjesë në terren? Apo do përgjojnë, se izraelitët janë të parët në botë për përgjime.

Bersfort Lamallari: Jo, do të ndërtohen grafik për të dhënat që do të ndihmojnë çdo hetues.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje