
Qindra qytetare fierake , biznesmene vendas dhe të huaj u drejtuan bashkise me kuti e qeska me ushqime e batanije per te sjelle ndihma per familjet e prekura nga termeti ne Durres.
Disa qytetare e biznesmene kane sjelle edhe para cash te cilat nepermjet nje komisioni te posaçëm i ngritur enkas i grumbullonin dhe konvertonin duke shkuar e blinin ushqime per keto fanilje
Çdo punonjës e drejtor i bashkisë Fier ka kontribuar me vlerën e 1500 deri 2000 lekëve te reja ndërkohë që paraditen e nesërme do të hapin edhe numura llogarie në banka për të ngrumbulluar ndihma financiare për familjet në nevojë, pohoi nën kryetarja e bashkisë Enkelejda Peshkëpia.
Nga ana e tij kryebashkiaku Subashi falenderonte cdo qytetar e biznesmen qe u pergjigj thirrjes se bashkise për të kontribuar për familjet në nevojë të tërmetit në Durrës. Nga dita e nesërme bashkia do të krijojë edhe disa ambiente të arreduara për të qënë në dispozicion të personave apo familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës nëse e lyp nevoja, pohoi kryebashkiaku Subashi
Thirrjes i është përgjigjur edh kompania që operon në fushen naftenxjerrëse te Marinzes Bankers.
Lini një Përgjigje