Tronditet Shkodra, makina e gjyqtarit të njohur në flakë

Tronditet Shkodra/ Digjet makina e gjyqtarit te njohur

Dy mjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas të dhënave pranë policisë së Shkodrës bëhet me dije se janë shkrumbuar dy mjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër.
Flakët janë evidentuar rreth orës 23:30 të së dielës.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Burime prane policise se Shkodres bejne me dije se po punohet per zbardhjen e plote te ngjarjes pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri ka qene i qellimshem nderkohe qe mjeti i djegur plotesisht eshte ne pronesi te gjyqtarit te Shkodres Andri Ymeri.

Ky i fundit ka qene per disa vite edhe Kryetari i Gjykates se Shkodres.
Kjo ngjarja rikthen edhe njehere ne Shkoder situaten e krimit dhe kesaj radhe goditja eshte ndaj togave te zeza. Blute e Shkodres kane marre ne pyetje edhe gjyqtarin Ymeri per te mesuar nese ka pasur kercime per ceshtje me te cilat ai mund te kete pasur ne gjykim.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje