Basha – Ramës: Hapi veshët, zgjedhje e parakohshme

Pas takimit me shefin e Misionit të FMN-së, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bsha, në një deklaratë për mediat tha se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë kanë një plan konkret për zgjidhjen e krizës ekonomike, si dhe e mbylli duke dhënë një mesazh për kryeministrin e vendit Edi Rama.

“Opozita e bashkuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kanë një strategji, një plan për të zgjidhur këtë krizë ekonomike. Plani është, të anulohen PPP-të dhe të ndalen konçesionet korruptive, që u janë dhënë vetëm 10-12 oligarkëve. Ne do punojmë që biznesi të na ketë krah nesër, dhe jo si sot, që biznesi e ka kundër qeverinë. Do të vëmë në kontroll borxhin publik që ka dalë komplet jashtë kontrollit. Do të vendosim pagën minimale 300 euro. Përmes mbështetjes së politikave sociale dhe politikave të zhvillimit, do të bëjmë investime që ndihmojnë ekonominë, investime që do të bëhen me kosto reale dhe jo kosto kriminale”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kryeministrit, i cili e pranoi se ky vit nuk ka qenë ndër më të mirët për ekonominë shqiptare, dhe nuk nguroi të fajësoj edhe opozitën, kreu demokrat tha:

“Kam vetëm një përgjigje për Edi Ramën, duke qenë se për atë të gjithë kanë faj, vetëm ai nuk ka. I them të hapë veshët dhe të dëgjojë mirë, se nga Shkodra gjer në Vlorë, mesazhi është i qartë nga qytetarët, t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje