Të hënën ngrihet SPAK, drejt miratimit 8 prokurorët e parë

Në fillim të javës së ardhshme do të miratohen emrat e 8 prokurorëve të parë që do të bëjnë pjesë në Prokurorinë e Posaçme, një lajm i shumëpritur  kur fjala vjen tek reforma në drejtësi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se po të hënën do të shpallë garën për drejtimin e prokurorisë së posaçme, teksa drejtues do të jetë një ndër 8 të emëruarit.

Prokurorët e përzgjedhur janë si më poshtë:

–Altin Dumani,

-Arben Kraja,

-Behar Dibra,

-Edvin Kondilli,

-Elida Celami(Kaçkini),

-Ened Nakuçi,

-Enkeleda Millonai,

-Klodian Braho

Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorja pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.

Mbledhja është caktuar të zhvillohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të jenë të pranishëm Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues tё tjerё tё akredituar. Prokuroria e Posaçme synon luftimin e korrupsionit në rangjet e larta të pushtetit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje