Paloka – Ramës: Shkallmo derën, shkarko Metën dhe vendos një nga p*llat e tu

Nën kryetari demokrat, Edi Paloka ka ashpërsuar tonet teksa i drejtohet kryeministrit Edi Rama mbi çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta.

Paloka në një postim në rrjete sociale, i drejtohet ashpër Ramës duke e akuzuar se ky i fundit kërkon të shkarkojë presidentin Meta sepse dëshiron të vendosë një nga të vetët.

‘Shko ore pallë, mblidh ata që i quan deputetë, futi një votim në atë që e quan parlament, shkarko Presidentin Meta e zgjidh një nga pallat e tu. Eksperiencën e 30 qershorit e ke, prit sa të dali Meta nga zyra, shkallmo derën e zyrës dhe e zgjidh problemin’, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?!
Nuk e kuptoj cfare shqetesimi ka Rama per shkarkimin e Presidentit?! Cfare rendesie ka cfare thote Kushtetuta? Cfare rendesie ka se ne fund vendos Gjykata Kushtetuese ?
Nuk e kuptoj pse nxjerr nje here Tao Pallen e nje here Spiropallen e cdo palle tjeter te “rilindjes” qe perpiqen me deklarata rrumpalle t’ju mbushin mendjen shqiptareve se Rama dhe “rilindja” po luftojne per drejtesi dhe ne mbrojtje te Kushtetutes…?!!!
Shko ore palle, mblidh ata qe i quan deputete, futi nje votim ne ate qe e quan parlament, shkarko Presidentin Meta e zgjidh nje nga pallat e tu. Eksperiencen e 30 qershorit e ke, prit sa te dali Meta nga zyra, shkallmo deren e zyres dhe e zgjidh problemin…

Be the first to comment

Lini një Përgjigje