Festuan në Paris, Mbappe e kërkon shqiptaren

Të gjithë u habitëm kur dy kushërirat, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj e festuan Halloween-in në Paris me dy futbollistët e Francës, Neymar dhe Mbappe.

Beatrix ndau në Instagram një pozë me kushërirën e saj dhe dy futbollistët dhe nëse po mendoni se ka qenë thjesht një foto kalimtare, me siguri po gaboheni!

Mbappe erdhi së fundmi në Shqipëri për ndeshjen që u mbajt me Francën në stadiumin “Air Albania” dhe Beatrix ishte e pranishme në radhët e tifozëve.

Megjithëse nuk e ndjek në Instagram, Mbappe duket se nuk e ka harruar këngëtaren dhe është futur të kontrollojë profilin e saj në Instagram.

Për më tepër, ai ka pëlqyer foton e fundit të Beatrix-it në stadium, veprim me të cilin sigurisht ka dashur t’i japë një sinjal këngëtares dhe ku i dihet, mbase mund të kenë folur edhe në privat!

Megjithatë, për momentin këtë s’kemi nga ta dimë dhe koha do ta tregojë ç’po ndodh mes tyre.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje