Altin Malka, fieraku në Itali që mbush Evropën me fidanë

Në Itali njohim shumë histori suksesi të shqiptarëve që e kanë nisur aktivitetin, nga një puntor i thjeshtë dhe me punën e tyre jane kthyer në sipërmarrësh të mëdhenj që gezojnë respeket në shtetit fqinj. historia që do të tregojmë sot është e veçantë në lloj e saj pasi mbartë më shumë sakfrica. Të arrish sukses në Itali në fushën e kultivimit të fidanëve kërkon përkushtim të lartë, në shumë raste, lodhja është më e madhe se çdo profesion tjetër.

Shqiptarët si shumë popuj të ndryshëm të botës kanë qenë të detyruar të emigrojnë nder shekuj,jo sepse nuk kanë dashur të punojnë dhe të zhvillojnë vendin e tyre por per shkaqe të ndryshme social-ekonomike që i kanë të detyruar të lënë atdheun e tyre.Përgjithsisht familjet shqiptare kanë ditur të integrohen me mentalitetin e vendit ku jetojnë. Shumë bashkëkombas tanë janë përshtatur me shkollat dhe ambientet perëndimore ku punojnë në profesionet e tyre si mësues,mjek, biznesmen etj.

Altin Malka, 43 vjeç dhe babai i dy djemëve, është bisnesmeni shqiptar nga Roskoveci që jeton prej 23 vjetësh në Itali. Ai ka emigruar që në moshë 20 vjeçare drejtë Italisë. Historia e tij fillon si puntor i thjeshtë në Sicili por pas një përvoje në fushën e bujqësisë ai transferohet në Ferrara ku edhe ka ngritur një sipërmarrje në kultivimin, shartimin e fidanëve frutor që kanë destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Altini sëbashku me ekipin e tij eksporeton rreth 1 milion fidanë në vit drejt vendeve të BE, çka tregon për një punë të sukseshme që çdo vit vit , vjen duke u rritur. Bisnesmeni Malka lidhur me situatën ekonomike në Shqipëri thotë se është në kushtet më të rënda që ka ndonjëherë dhe nevojitet në drejtim ri për Shqipërinë. Ai beson në programin ekonomik të kryetarit ty opozitës z.Basha dhe premton se me një program të tillë mund të hap deri në 30 vende pune në sekrtorin e bujqësisë.

Biznesmeni Altin Malka

Altin kur keni emigruar për herë të parë, në cilën moshë, si e priti familja largimin tuaj?

Atëherë une kam emigruar në moshën 20 vjeçare ne Itali edhe pse familja ime ishte në pamundësi ekonomike, largimin tim nuk e priti mirë.  Po megjithatë largimi ishte shpresa e vetme për të bërë diçka për familjen edhe vendin tim.

Cila ka qenë puna e parë qe keni bërë në emigracion dhe çfarë keni bërë me leket e para që keni sjell nga emigracioni në Shqipëri?

Si çdo shqiptar, punën e parë në Itali ka qenë në bujqësi si kultivimi i perimeve ne Siçili në vitin 1996, me perfitimet e para nisa të investoja në bujqesin e Myzeqese, në vendlindjen time me ndimën e prindërve por ishte një investim pa rezultat për kohën.

Z. Malka ,prej sa vitesh jetoni ne Itali? Pse keni zgjedhur Italinë për të emigruar?

Jetoj në Itali prej 23 vitesh, punojmë shumë dhe mundohemi të investojmë në Shqiperi por duke mos parë dritë jeshile për një ekonomi që të ofron kushte të qendrueshme, kemi zgjedhur të qendrojmë në Itali për arsye shumë të thjeshta. Italia të ofron kushte optimale për të ndërtuar një binznes po ashtu kemi një të ardhme per femijët tanë ketu që nuk na ofrohen në vendin tonë. Kjo është arsyeja kryesore që na mban largë vendit tonë, ku qe mund të bënim më shumë me eskperincën qe kemi fituar.

 Si i kujtoni vitet e para te emigrimit, cila jane veshtiresite e para qe keni hasur ne emigrimin?

Vitet e para kanë qenë të veshtira per arsye se punonim ilegalisht,  me kalin e kohës filluam te mesojmë gjuhen dhe me mbeshtetjen e disa miqve që na rrethonin krijuam besim,  dhe ishin ata që na ndihmuan që të pajiseshim me dokumenta italjane. Në këtë formë prej shumë vitesh keni hedhur hapat drejtë një punë që po rezulton e e sukseshsme dhe na ka integruar plotësisht në jetën italiane.

Tashmë drejtoni një kompani të suksesshme ne Itali , si filloi biznesi juaj?

Fillimi gjithmonë i vështirë po me punë, sakrifica dhe duke derdhur shumë djerse, padyshim edhe me  perkrajen e familjare arritëm te krijojmë një aktivitet të suksesshem në pemtari. Në Ferrara kam ardhur në vitin dymijë *2000″, pasi mora eksperiencën e mjaftushme në kultivimin e fidanevë menduam të benim diçka më shumë në këtë fushë. Duke u marr me kultivimin e fidanëve frutor, na lindi ideja si fillim të krijonim një kompani të vogël  tre deri në gjashtë puntor. Me kalimin e viteve ky numër është rritur dhe tashmë keni një grup pune të stabilizuar që punojnë pranë kompanisë sonë. Kompania jonë prodhon rreth një miljon fidan në vit. me rritjen e vazhdueshme në këtë bisnes kemi akses në tregun e evropian me vende partnere si Rusia, Ukraina, Moldavia, Hungaria, Rumania dhe Greqia. Keni zero eksport me Shqipërinë. Dua të shtoj një fakt se gjysma e shumës që këto vende harxhojnë për blerjen e fidanëve nga kompania jonë, subvencionohet drejtëpërdrejtë nga shteti i tyre. Dhe në Shqipëri kjo nuk ndodh për fatin tonë të keq.

-Sot mbas më shumë se 29 vjet janë te shumtë shqiptarët e vendosur në Itali,si gjenden shqiptarët aty?Ku janë të punësuar në përgjithësi?A janë ambientuar me realitetin italian?Keni ndonjë statistikë për numrin e shqiptarëve biznesmen në zonën ku jetoni?A është e vështirë për një Shqiptar të bëj biznes në Itali?

Shqiptarët ketu në zonën e  Bolonjë dhe Ferraras janë të shumtë. Ata e kanë të shtrirë aktivitetit dhe punë e tyre të përditshme në disa fusha si ndërtimi ku kanë krijuar edhe shumë kompani të mëdha. Po ashtu shqiptarët administrojnë kompani edhe në fusha të ndryshe si në shërbim, transport, prodhim ejt.  Të gjithë shqipratë këtu nuk  ndiejnë vështirësi në punën e tyre siç mund të ndiej një sipërmarrës shqiptar në Shqipëri pasi këtu nuk mungon mbështetja nga shteti italian, kemi kushte të mira në infrastrukturë, shpërbime spitale dhe prej këtyre kushteve mendojmë që të ardhemne femijëve ta fokusojmë këtu.

Vila e biznesmenin Altin Malka

-Italia në vitet e fundit është duke u përballur me një krizë të madhe ekonomike,sa ka ndikuar kriza në punën tuaj?A është i vështirë përballimi i taksave?

Jo deri diku kriza ka qenë evidente po në përgjithësi, kemi krijuar disa baza në vite dhe e kemi tejkaluar keto probleme. një tjetër gjë që dua të shtoj është edhe niveli i taksave që janë në nivele të përballueshme për çdo sipërmarrës. Dua të theksoj se kemi gjetur mbështetje të vazhdueshme nga shteti italian me financim direkt dhe  subvencionim të vazhdueshëm.

-Një nga problemet e emigrantëve është humbja e gjuhës shqipe nga fëmijët.Si është situata e gjuhës shqipe në Itali?Egzistojnë shkolla apo kurse që zhvillojnë gjuhën shqipe ne zonen tuaj ku banoni?

Nuk ekzistojnë shkolla të mirëfillta por fatmirësisht femijët  tanë flasin gjuhën shqipe shumë mirë, pasi ne ia kemi ushqyer dashurinë për vendlindjen dhe ndjekim vazhdimisht programe për fëmijë në televizionet shqiptare. kjo i ka krjuar mundësinë që të lexojnë dhe të flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.

-Keni menduar ndonjëherë të ktheheni të investoni në Shqipëri?Ku është ndryshimi i bërjes biznes në Itali dhe në Shqipëri?

Në Shqipëri nëse nuk ndryshojnë politikat për biznesin në çdo fushë po ashtu edhe për bujqësinë duke i përgjysmuar taksat, çdo sipërmarrësh do të mendohet dyrë para se ta hedh këtë hap. Për bujqësinë duket ndryshim rrënjësor duke përgjysmuar çmimin e karburantit për fermerin, duhet mbështetje me subvencione.  Ndërsa në Itali sapo hap një bisnes të ri, shteti në hapat e para nuk të takson dhe të ofron kushtet që sipërmarrja të fuqëzohet ngadalë dhe pas një periudhe, fillojnë detyrimet tatimore ndaj shtetit italian.

A i ndiqni zhvillimet politike në Shqiperi, si e shikoni Shqiperinë sot ne aspektin ekonomik?

Po siç thashë më sipër, unë jam shumë i ionteresuar për situaten ekonomike dhe politike në Shqipëri pasi kam pasur interes të vazhdueshëm për të investuar në vendin tonë por nuk shikoj terrenin e duhur për të realizuar një ivestime në këto kushte ku ndodhet Shqipëria sot.  Uën kërkoj nga shteti im që të lehtësoj procedurat tatimore për të investuar në fusha si bujqësi, agro-turizëm  dhe shumë fusha të tjera që do ti sillinin mirëqenëie ekomomike për çdo shqiptar që punon ndershëm. Dua të theksoj fortë se nëse nuk ka bujqësi dhe turizëm të zhvilluar,  nuk do të ketë kurrë miqënie ekonomike. Une mendoj që bujqësia ëhstë mushkria e ekonmisë së një shteti në zhvillim siç jemi ne

Në këto 6 vitet e fundit shqiptarët po largohen masivisht nga vendlindja e tyre, mendon që jane arsye ekonomike apo edhe diçka më shumë?

Janë arsyet ekonomike padyshim pasi rinia shqiptare kur shikon q ënuk ka të ardhme në vendlindje, gjëja e parë që mendon është largimi për jetesë më të mirë. Kush është ai djalë apo vajzë apo prind që dëshiron të lërë vendin, familjen e tij edhe të dergjen në Europë. Shoqria shqiptare po jeton një paradoks të tillë, ku fëmijët e politikanëve udhëtojnë drejtë Evropës për turizëm, shoping, për argëtim kurse fëmijët e shqiptarëve të thjehstë dhe të ndershëm marrinrrugën për bukën e gojës. Ky ëhstë realiteti hidhur që nuk po gjën shërim edhe sot pas 30 vjetësh demokraci.

Ju jeni me origjinë nga fshati Suk i Roskovecit, çfarë nuk po shkon mirë në zonën tuaj ku jetojnë edhe familjarët tuaj aktualisht?

Gjërat q ënuk shkojnë janë ato problematika që i din të gjithë shqiptarët, që jetojnë në atdhe dhe ata që janë të larguar prej vitesh. Në zonën  time mungon uji i pijshëm në rubineta.  Fermerët që janë vetpunësuar në sektorin e seredhe dhe prodhimit të perime janë më të harruar se kurrë. Çnatë unë djek në ekranet shqiptare kronika që flasin për fudnsojen totale të sektorit të prodhit të domates dhe kastracecit. Askush nuk po kujtohet për fermerët e Roskovecit dhe mbarë Myzeqesë. Gjendja është aq skandaloze sa ata që shkojnë në fshat për të marr votat e fermerëve, i takon vetëm një here në 4 vjet kur ka zgjdhje. Kujtohen një muaj në fushatë zgjedhore dhe pastaj shihemi pas vjetësh. Është për të ardhur keq…

Si ju duket programi ekonomik i liderit te opozites Z. Basha dhe programi per bujqesine ne vecanti?

Jam i impresionuar nësë z.Basha i mban këto premtime për bujqesinë që po shpalos në pragramin e tij për bujqësinë gjatë takimeve që po zhvillon me fermerët.  Unë  do të jem nga të paret që do krijoje mbi 20 deri ne 30 vende të reja pune në bujqësi dhe me bindje të plotë brenda dy viteve të para të qevrrisura me politika bindese për bujqesinë, ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet.

Ku po gabon qeveria e sotme dhe pse mendon qe ka ardhur koha qe Rama duhet te largohet?

Po si të them, qeveria Rama nuk  po gabon por është aq rëndë sa i kahumbur drejtimi ka mbetur në mes të detit. Qeveria e cila është e lidhur ngushtë me botën e krimit po i shërben vetëm atyre që aknë blera vota për të sjell në pushtet Edi Ramën. Vetëm një që dëgjon nuk shikon nuk e kupton këtë realitet të rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria sot. Me besni ëhstë tallje për për popullin shqiptar një qeverisje e tillë dhe nuk mund të zhvillohemi dhe as të eci përpara dukë na marr ndërkombëtarët prej dore. Pasi nuk i dëgjojmë në asnjë vend të botës këto dokrra dhe fjalë boshe që dëgjon çdo shqiptar nga goja e Kryeministrit Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje