Shpërblim për pensionistët! Ministrja: Kismet në dhjetor

Ministria e Financave po analizon situatën buxhetore për të parë se sa para mund të teprojnë nga projektet që nuk po finalizohen në 2019,për ti riakoluar si shpërblim fund viti për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Ministrja e financave, Anila Denaj tha deri në fillim të dhjetorit do të kemi një përgjigje.

Denaj: Kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë, se çfarë kursimesh janë fituar. Ne jemi akoma në nëntor. Me lejoni të bëjmë një analizë, të përfundojmë buxhetin, jemi duke parë kursimet dhe në përfundim do themi nëse do mundemi apo jo. Bëhet fjalë për 3 mld lekë. Kështu që ne duhet të gjejmë nga kursimet një shumë të tillë.

Pothuajse çdo vit, qeveria ka dhënë nga 3 mijë deri në 5 mijë shpërblime fundviti për pensionistët dhe familjet në nevojë. Shuma totale që nevojitet është rreth 3 miliardë lekë pse 30 milionë dollar, përcjell top channel.

Qeveria është në një situatë të shtrënguar financiare edhe për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit. Ndërkohë dhënia e shpërblimit të pensionistëve do të kërkojë një tjetër ndryshim në buxhetin e këtij viti.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje