‘Euro 2020’/ Kombëtaret që kanë siguruar deri më tani pjesëmarrjen

19 skuadra deri më tani kanë siguruar kualfikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’

Sonte janë zhvilluar tetë ndeshje interesante në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Zvicra ka arritur që ta prejë biletën për Kampionatin Evropian me një fitore të thellë 1:6 ndaj Gjibraltarit, në të cilën ndeshje realizoi edhe Granit Xhaka.

Nga ana tjetër, në grupin F, Spanja e shkatërroi Rumaninë duke e mposhtur me rezultat 5:0 në ‘Wanda Metropolitano’.

Në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, Norvegjia mposhti 1:2 Maltën, kurse Suedia triumfoi 3:0 ndaj Ishujve Faroe.

Për fund, në grupin J, Italia turpëroi Armeninë duke e mposhtur me rezultat 9:1.

Në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, Greqia mposhti 2:1 Finlandën, kurse Bosnja triumfoi 0:3 në udhëtim te Lihtenshajni. Nga ky Grup u kualfikuan Italia e Finlanda.

19 ekipet që deri më tani janë kualifikuar në ‘Euro 2020’, mbetet vetëm një për t’u mësuar nga grupi E, mes Hungarisë dhe Walesit.

Katër skuadrat e fundit do të kualifikohen në mars nga Nations League, një ndërë to mund të jetë edhe Kosova.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje