Bujë në Serbi/ Spiuni rus i jep para zyrtarit të lartë (video)

Serbi – Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) i jep ryshfet një zyrtari të rangut të lartë serb.

Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari , si oficer rus i zbulimit ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë atë qese në makinën e parkuar. Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, të dy burrat pastaj shkojnë në një kafene aty pranë, dhe më pastaj ndahen.

Kur burri, i identifikuar në përshkrimin e videos si agjent serb, pas takimit shkon në makinën e tij dhe hap qesen plastike që e mori, aty gjen një zarf me para në të. Autenticiteti i videos dhe koha kur është realizuar, nuk është vërtetuar. Sipas të tjera analizave shtetasi rus është një një diplomat në Serbi. ©LAPSI.al

Be the first to comment

Lini një Përgjigje