Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Lushnjë, Fier

Kapet dhe ndalohet nga Policia 1 shtetas në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, në Lushnjë dhe 1 shtetas për armëmbajtje pa leje, në Fier.

Në Lushnjë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. C., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në Fier, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, nga Shërbimet e Specializuara Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u kap dhe ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Eduart Xhelaj, 47 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 08.05.2018 e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje