Policia greke arreston shqiptarin e dënuar me 60 vjet burg

Greqi – Operacion i policisë greke në kufi me Shqipërinë. Sipas burimeve nga policia greke është arrestuar në fshatin Asproklisi të Igumenicës një shqiptar i shumëkërkuar, i dënuar me 60 vjet burgim.

Policia greke nuk bën publik as emrin dhe as moshën e tij por shprehet se është i dënuar nga Gjykata e Athinës për krijim grupi të strukturuar kriminal, grabitje me shumë se një herë, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë më shumë se një herë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje