Basha: Do të zhdukim trarët e korrupsionit që Rama i ka vënë biznesit

Fier – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Fieri ku paraqiti platformën për biznesin e vogël tha ndër të tjera se do të eleminojë trarët e vendosur nga qeveria Rama që grabit qytetarët.

‘Thelbi i korrupsionit në raportet midis qeverive dhe biznesit qoftë ky i vogël apo i madh është prania e trarëve; trarëve të dukshëm dhe të padukshëm. Ku ka tra, ka edhe tarifë, ka edhe gjobë. Sa më shumë trarë aq më shumë gjoba. Trau vendoset pikërisht për t’i lënë dorë të lirë atij që ka dorën tek trau ta ngrejë apo ta ulë sipas qejfit dhe jo sipas ligjit. Prandaj kjo qeveri ka shtuar trarë me dhjetëra, me qindra trarë për biznesin e vogël, për biznesin e madh; në formën e lejeve, në formën e licencave, të tarifave të ndryshme.

Ke dy mënyra; ose t’i paguash për të qenë në rregull me ligjin dhe pasi ti kesh paguar të gjitha të mos ngelet asnjë lekë. Ose të paguash ryshfete, sa herë të shkosh tek trau të thotë ai “Mos paguaj 5 mijë, por me jep mua 3 mijë”. Prandaj hapi jonë kryesorë do të jetë eliminimi i këtyre trarëve. Si do t’i eliminojmë këto trarë?! Duke eliminuar mbi 2/3 e rregullave që kanë vendosur për leje, për tarifa, për licenca, për pagesa shfrytëzimi, për shkolla, etj, duke i eliminuar. Nëse nuk ka trarë atëherë nuk do të ketë as dorë tek trau për të vendosur gjobën. Ky do të jetë edhe ndryshimi ma i madh në raport me realitetin e sotëm, më pak taksidarë, më pak rregulla, rregulla të thjeshta, të qarta, taksa të ulëta, taksa të sheshta, të pagueshme, ku gjithsecili të paguajë më pak dhe të ardhurat të mblidhen që të kryhen investimet e duhura të qeverisë.

Po kështu Baha ka premtuar se do të ketë një moratorium për inspektoriatin tatimor

‘Nuk do të shikoni tatimor me sy. Nuk do të shihni të tillë banditë me sy dhe nëse i shikoni do të shkojnë për ndjekje penale.

Ne do të nisim me shkrirjen e këtyre inspektoriateve brenda gjashtë muajve duke reformuar që të mos kthehen në banda duke terrorizuar biznesin dhe duke e kthyer me klimën më të keqe në Europë dhe ndër më të këqinjtë në botë. Korrupsioni ka arritur në nivelet me të larta në këto 30 vite. Dy herë më i lartë se në 2013-en dhe më i lartë se në 2005-ën, sipas raportit të BB’

Be the first to comment

Lini një Përgjigje