UEFA liçenson stadiumin, Shqipëri-Francë në “Arena Kombëtare”

Nëse kishte mbetur ndonjë dyshim nëse “Air Albania”, ose “Arena Kombëtare” do të licencohej për ndeshjen kualifikuese të 17 nëntorit, kundër Francës, atë e ka hequr qeveria e futbollit europian, si organizatore e kompeticionit.

Në faqen zyrtare, UEFA ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin ku do të luhet takimi, duke zyrtarizuar impiantin e ri, i cili u testua me ndeshjen e futbollit të femrave, Vllaznia – Apolonia 2-0.

Inspektorët e UEFA-s, ndonëse kanë lënë disa detyra për t’i plotësuar nga pala shqiptare, kanë dhënë miratimin për licencimin e stadiumit. /SS

Be the first to comment

Lini një Përgjigje