Strakosha është lojtari më besnik i Inzaghit

Thomas Strakosha është futbollisti më i rëndësishëm për trajnerin Simeone Inzaghi. Portieri i kombëtares sonë është lojtari që është aktivizuar më shumë këtë sezon nga trajneri i Lazio, duke luajtur në total 1440 minuta.

Një tjetër konfirmim që strategu italian ka shumë besim te vlerat e talentit shqiptar, i cili si gjithmonë është bërë protagonist edhe këtë sezon me disa pritje spektakolare.

I vetmi që i afrohet disi është mbrojtësi Francesco Acerbi, i cili nuk e njeh pankinën që nga viti 2013, teksa këtë sezon ka luajtur 1420 minuta në total mes Seria A dhe Europa League.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje