Moti/ Kujdes, mos udhëtoni poshtë pallateve, fluturojnë depozita e vazo lulesh

Fier – Pasditja e sotme është shoqëruar me një mot të keq, rreshje shiu dhe erë shumë e fortë. Kjo situatë ka vijuar për afro 30 minuta ndërkohë që rreshjet e shiut ende vazhdojnë të bien.

Era e fortë ka bërë që disa depozita uji në pallatet shumkatësh në qëndër të Fierit në lagjen ” Konferenca e Pezës” të fluturojnë nga taracat e pallateve e të përfundojnë në tokë që fatmirësishtë nuk ka pasur kalimtar se do të kishin shkaktuar edhe viktima. Në disa pallate të tjera kanë rënë vazo lulesh, por edhe këtu fatmirësishtë pa viktima pasi nuk ka apsur lëvizje në rrugë në ato momente

Sinoptikanët kanë pohuar se kjo sitiuatë do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit dhe njerëzit të kenë kujdes kur lëvizin, mos të kalojnë poshtë ballkoneve dhe pallateve, nderkohë që edhe personat që mbajnë vazo lulesh në ballkone ti heqin për të mos ndodhur ndonjë ngjarje e padëshirueshme. ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje